Linda Connelly nderohet nga UBT me Çmimin “Excellence Leadeship Award”

 Linda Connelly nderohet nga UBT me Çmimin “Excellence Leadeship Award”

 

Në emër të UBT-së dhe të rektorit të këtij institucioni, prof. dr Edmond Hajrizi, iu nda Çmimi “Excellence Leadership Award” profesoreshës së Universitetit të Floridës së Veriut dhe ish-togeres së Trupës së Infermierëve në Ushtrinë Amerikane, Linda Connelly.

 

Ajo u nderua me këtë Çmim për hir të kontributit të dhënë për UBT-në dhe studentët e këtij institucioni dhe për të nderuar personalitetin dhe kontributin e saj jetësor në profesionin e infermierisë.
Connelly tha se ndjehet e nderuar dhe e lumtur për marrjen e këtij Çmimi dhe se i tërë ky respekt i shprehur ndaj saj do të jetë një shtysë që ta mbajë edhe më të fuqishëm bashkëpunimin me UBT-në dhe Kosovën.


“Excellence Leadership Award” është Çmimi më i lartë që e dhuron UBT për personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare, që kanë dhënë kontribut dhe kanë shënuar arritje në fusha të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?v=XTwgTUXjaoQ 

Lajme