Linda Connelly nga University of North Florida, e impresionuar me njohuritë e studentëve të infermierisë

 Linda Connelly nga University of North Florida, e impresionuar me njohuritë e studentëve të infermierisë

 

Profesoresha e infermierisë në University of North Florida, dikur togere e parë në Trupat e Infermiereve të Ushtrisë, Linda Connelly, ka vizituar UBT-në, me ç’rast ka mbajtur edhe një cikël ligjëratash për studentët e Infermierisë, që kishin të bënin me procesin e infermierisë, përkujdesjen mjekësore dhe kujdesin paliativ. 
Vizita e saj është rezultat i bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes UBT-së dhe universitetit ku Connelly ligjëron.


Ajo shprehu konsideratën e saj edhe për infermierët e rinj të UBT-së dhe tha se ata janë në rrugë të mbarë të formimit profesional.
“Jam shumë e impresionuar me cilësinë e studentëve tuaj. Ata janë të etur për të mësuar, dëgjojnë, bëjnë pyetje të mira. Vërtet mendoj që studentët kanë një të ardhme të ndritur në UBT”, vlerësoi Connelly.

 

Sipas saj, ky bashkëpunim ka një rëndësi të madhe, pasi shkëmbimi i studentëve dhe format e tjera të bashkëpunimit mes dy institucioneve, u mundëson studentëve ta shohin nga afër diversitetin global.
“Ky bashkëpunim është shumë me vlerë për studentët e UBT-së dhe për studentët e mi, sepse të gjithë ne jetojmë në një botë të vetme dhe infermieria është një profesion i vetëm, andaj është e nevojshme që të gjithë ne të jemi në faqen e njëjtë”, theksoi ajo, duke treguar për rëndësinë që e ka profesioni i infermierisë në shoqëri.
“Infermieria kujdeset për komunitetet tonë, kujdeset për njerëzit tonë dhe shtetet tonë, andaj dua të shoh se si studentët e Infermierisë në UBT janë të kualifikuar sikur tanët”.

 

Bashkëpunimi i UBT-së me University of North Florida ka filluar disa vite më parë dhe është vetëm njëri ndër dhjetëra bashkëpunimet që UBT ka arritur me universitete dhe institucione nga kontinenti i Amerikës.

https://www.youtube.com/watch?v=eYDP4oeNgQw&feature=youtu.be 

 

Lajme