Studentët e UBT-së shohin arkitekturën dhe ndërtimin e objekteve në Çeki

Studentët e UBT-së shohin arkitekturën dhe ndërtimin e objekteve në Çeki

 

Turi i vizitës nëpër Evropë i organizuar nga UBT, po vazhdon me vizitën e bërë në shtetin e Çekisë, konkretisht në Pragë.
Studentët vizituan vende me vlerë arkitekturore, kulturore e artistike, ku patën mundësi t’i shohin nga afër dhe të marrin njohuri të frytshme rreth këtyre vendeve.

 

Ata filluan vizitën në Kështjellën e Pragës, si një ndër vlerat historike që posedon kryeqyteti i Pragës dhe daton që nga shekulli i IX-të, pastaj vizituan “Charles Bridge”, urën historike që kalon lumin Vltava në Pragë, vizituan Orën Astronomike të Pragës që i takon periudhës mesjetare, “Old Town Square”, sheshi historik në lagjen e Qytetit të Vjetër të Pragës, si dhe “St. Vitus Cathedral”, që është shembull i shquar i arkitekturës gotike dhe është kisha më e madhe dhe më e rëndësishme në vend.


Në fund, ata vizituan “National Technical Museum Prague”, si institucioni më i madh i dedikuar për ruajtjen e informacionit dhe artefakteve që lidhen me historinë e teknologjisë në Republikën Çeke.

 

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale dhe të njihen nga afër me artin dhe kulturën evropiane.

Lajme