Studentët e UBT-së vazhdojnë vizitën nëpër Evropë

Studentët e UBT-së vazhdojnë vizitën nëpër Evropë

 

Studentët e UBT-së të të gjitha fakulteteve, në theks ata të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Dizajnit të Integruar, po vazhdojnë vizitën studimore në Gjermani, konkretisht në Berlin dhe në Kreuzberg.

 

Turi i vizitës u realizua në “The Brandenburg Gate”, monument neoklasik i shekullit të XVIII-të, në Berlin, pastaj vizituan edhe “Reichstag Building”, që është një ndërtesë historike në Berlin, e ndërtuar për të strehuar dietë perandorake, vizituan edhe “Memorial to the Murdered Jews of Europe”, i njohur si Memoriali i Holokaustit, që është dizajnuar nga arkitekti Peter Eisenman dhe inxhinieri Buro Happold. Studentët patën rastin të vizitojnë edhe “The Hamburger Bahnhof – Museum für Gegenwart”, që kryeson një koleksion gjigant të artit bashkëkohor.


Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale dhe të njihen nga afër me artin dhe kulturën evropiane.

Lajme