UBT themelon Qendrën për Transferimin e Teknologjisë

 UBT themelon Qendrën për Transferimin e Teknologjisë

UBT ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë (TTC, si pjesë e Institutit të UBT-së për Inovacion dhe Zhvillim të Sipërmarrjeve (RIED).

 

Qëllimi i TTC-së është që të mbështes stafin dhe studentët e UBT-së për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të vendit, angazhimin e industrisë dhe komercializimin e kërkimeve të gjeneruara nga UBT.


Zyra arrin deri tek industria dhe komuniteti i biznesit, me qëllim të zhvillimit të partneriteteve të cilat i mundësojnë industrisë të përfitojnë nga mësimi, hulumtimi dhe infrastruktura udhëheqëse botërore, brenda UBT-së. 
Krahas kësaj, kjo qendër e mbështetë dhe i mundëson komunitetit të kërkimit në UBT, që të shndërrojë përsosmërinë inovative të kërkimit në rezultate, me qëllim të ndikimit maksimal shoqëror dhe ekonomik.


Misioni i TTC-së është që të sigurojë që idetë e mëdha, konceptet rreth produktit, shërbimet, proceset dhe shpikjet e reja, të gjejnë rrugën e tyre drejt publikut dhe që njerëzit të përfitojnë nga këto zgjidhje.

 

TTC ndihmon që të zhvillohen strategji dhe plan pune për t'i sjellë idetë inovative në treg, ndihmon që të identifikohen momentet kryesore në rrugën e komercializimit, pastaj në identifikimin e subjekteve më të mira tregtare në industri për bashkëpunim, në identifikimin e partnerëve në ekosistemin sipërmarrës, si dhe ndihmon në strukturimin e marrëdhënieve formale, përfshirë marrëveshjet e licencimit dhe hulumtimet e sponsorizuara.

 

Në kuadër të Institutit të UBT-së për Inovacion dhe Zhvillim të Sipërmarrjeve përfshihen edhe Qendra e Inovacionit Social “INSPIRE”, Qendra e Dijeve dhe Statistikave, Zyra për Zhvillimin e Kërkimeve dhe Zyra për Angazhim Shoqëror.

Lajme