Studentët e Shkencave Ushqimore vizituan kompaninë “MOEA L.L.C”

 

Studentët e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, në kuadër të vizitave studimore nëpër kompani e fabrika të njohura, kanë realizuar vizitë në kompaninë vendore për përpunimin e lëngjeve, “MOEA L.L.C” në Gjilan, e cila bën prodhimin e lëngjeve të brendit të njohur botëror, “Frutomania”.


Në këtë vizitë, studentët ishin të shoqëruar nga profesorët, prof. dr Namik Durmishi dhe prof. dr Gafur Xhabiri, ndërsa u pritën nga teknologu i kësaj fabrike, Qëndrim Ramadani, i cili u tregoi mbi kapacitetet e prodhimit, teknologjitë moderne dhe vlerat ushqyese të produkteve të prodhuara në këtë fabrikë.


 

Studentët shfaqën interes duke parashtruar pyetje për problemet e standardizimit e grumbullimit të frutave, pastaj ruajtjes së lëndëve të para, si dhe interes të veçantë treguan për mënyrën dhe kontrollin e cilësisë dhe sigurisë që zbatohet nga kjo fabrikë.

Lajme