Studentja e UBT-së, arkitekte në kompaninë “NARTEL”

Studentja e UBT-së, arkitekte në kompaninë “NARTEL”

 

Studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Naile Fejzullahu, ende pa i përfunduar studimet themelore, është punësuar në kompaninë e njohur, “NARTEL”, si rezultat i aftësive dhe angazhimit të saj të suksesshëm tremujor gjatë kryerjes së praktikës profesionale.

 

Deri tek puna praktike, Fejzullahu ka ardhur pas pjesëmarrjes në një konkurs të shpallur nga UBT, për dizajnim të enterierit, dhe prej nga, pas profesionalizmit të treguar, është shpërblyer me praktikë në “NARTEL”. Momentalisht, ajo po e mban pozitën e arkitektes në këtë kompani.


Duke treguar për përvojën e saj si arkitekte, studentja Fejzullahu theksoi se njohuritë teorike e praktike të fituara gjatë studimeve në UBT, tash po i gërshetohen në punë dhe po i ndihmojnë në mënyrën se si tash po i qaset problemeve arkitektonike.

 

Synimet e saj për të ardhmen janë që të vazhdojë edhe më tej ngritjen profesionale e akademike, si dhe të vazhdojë të zgjerojë shkathtësitë në fushën e arkitekturës.

Lajme