UBT, pjesë organizative e Ditës së Falënderimeve në Kosovë

 

UBT, në bashkëpunim me shoqatën "Miqtë e Amerikës" dhe nën patronatin e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë organizuar ngjarjen "Thanksgiving Day - Dita e Falënderimeve", që është transmetuar nga televizioni publik i Kosovës, RTK.

 

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë shumë personalitete dhe figura të njohura politike, kulturore, ushtarake dhe shoqërisë civile, nga Kosova dhe Maqedonia.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në fjalën e tij para të pranishmëve, duke treguar për historinë e kësaj feste, ka theksuar se kjo ngjarje shënohet për të bashkuar miqtë dhe familjen, për të falënderuar paraardhësit dhe për të qenë mirënjohës ndaj të mirave që kemi.

"Unë jam mirënjohës ndaj popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e pengoi spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës dhe e mundësoi rikthimin në tokën tonë, në mënyrë që ta ndërtojmë shtetin në liri", theksoi Hajrizi.

 

Tutje, Hajrizi ka thënë se Dita e Falënderimeve krijoi unitet në SHBA, duke kujtuar se, pa marrë parasysh dallimet, ata janë një popull.
"Edhe ne sot duhet të kujtojmë se pavarësisht dallimeve që mund të kemi, Kosova është shtëpia e të gjithë neve dhe kemi një qëllim të përbashkët, të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s", përfundoi Hajrizi.

 

Dita e falënderimeve ёshtё festa mё popullore nё SHBA, e cila u zyrtarizua me vendim tё presidentit të atëhershëm amerikan, Abraham Linkoln, më 3 tetor 1863.


Kjo festë festohet nё tё gjithё Amerikёn çdo vit, tё ejten e fundit tё muajit nёntor.

Lajme