UNICEF Innovations Lab hap thirrje për aplikim në punëtorinë “UPSHIFT: Social Impact Workshop

UNICEF Innovations Lab hap thirrje për aplikim në punëtorinë “UPSHIFT: Social Impact Workshop

UNICEF Innovations Lab ka hapur thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në punëtorinë “UPSHIFT: Social Impact Workshop”, dhe me këtë rast, fton të gjithë studentët e UBT-së që kanë ide interesante dhe inovative dhe të cilat do të ndikonin në zgjidhjen e problemeve të komunitetit përmes aplikimit të teknologjisë, të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtori.

 

Edicioni i kësaj punëtore do të trajtojë temën: "Teknologjia për Zhvillim" dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e moshës 15 – 24 vjeç.


Punëtoria do të mbahet më 15-17 dhjetor 2017, ndërsa afati i fundit për aplikim data 6 dhjetor 2017.

 

Përmes kësaj punëtorie studentët do të mësojnë se si t’i zhvillojnë, planifikojnë, dhe implementojnë idetë e tyre, si dhe se si t’i ngritin aftësitë për të zgjidhur sfidat shoqërore të komunitetit dhe të fitojnë grande deri në 2,000 EUR për të realizuar idenë.

 

Për më shumë informata shtesë rreth kritereve dhe formës për aplikim, klikoni këtu: http://kosovoinnovations.org/sq/upshift/

Lajme