Në UBT filloi trajnimi për bazat e programimit Java

 Në UBT filloi trajnimi për bazat e programimit Java

Në kuadër të Akademisë Ekzekutive për Zhvillim Profesional në UBT, ka filluar trajnimi në bazat e programimit Java, ku u mundëson studentëve trajnim në konceptet e avancuara të programimit.

 

Qëllimi i trajnimit është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java, teksa organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike.

 

Pas përfundimit të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore te programimit të orientuar në objekte dhe në gjetjen e zgjidhjeve gjatë procesit të zhvillimit të softuerit.

 

Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do t’i përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile dhe ueb.

Lajme