Studentët e UBT-së përfundojnë pjesëmarrjen në emisionin "Magazina Lokale", të Klan Kosovës

Studentët e UBT-së përfundojnë pjesëmarrjen në emisionin

Përgjatë dy raundeve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale nëpër komuna, për gati dy muaj, studentët e të gjitha fakulteteve të UBT-së, ishin pjesë e emisionit "Magazina Lokale", që është transmetuar në televizionin Klan Kosova.

 

Në këtë emision, çdo natë ishin të ftuar kandidatë për kryetarë komunash nga e gjithë Kosova, me ç'rast ata kanë shpalosur planet dhe strategjitë e tyre udhëheqëse për katër vitet e ardhshme nëpër komunat e tyre.


UBT edhe më tutje do të realizojë bashkëpunime të tilla, me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale, si dhe të jenë në rrjedha të zhvillimeve të fundit në vend, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit qytetar të Kosovës.

Lajme