Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova në vizitë studimore në UBT

Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova në vizitë studimore në UBT

Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i programit për shkencëtarët e rinj, të quajtur: “UBT Youth Scientists & Technology Challenges”.

 

Nxënësit patën mundësinë që të shohin nga afër programin e lartpërmendur, program i cili synon të angazhojë hulumtues për identifikimin e zgjidhjes së problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në shoqërinë ose popullsinë globale.


Ata janë impresionuar nga infrastruktura laboratorike që posedon UBT-ja, teksa kanë shprehur interesimin që të marrin pjesë në këtë program, pasi në këtë mënyrë mund t’i shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre.

 

Vizita studimore është realizuar në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në UBT, ku nxënësit janë pritur nga profesori dhe koordinatori i inkubatorit të biznesit në UBT, Bejtush Ademi, si dhe konsulenti nga Irlanda, Immanuel Darkwa.

 

Po ashtu, në kuadër të javës së ndërmarrësisë, shumë nxënës të tjerë nga shkollat e mesme të Kosovës kanë shprehur interesimin të vizitojnë UBT-në dhe të njihen me programin për shkencëtarët e rinj, ndërkohë UBT do të hapë edhe aplikimin për ide të reja inovative për të gjithë hulumtuesit e rinj.

 

Nën organizimin e UBT-së dhe qendrës së Inovacionit Social “Colibri”, aktiviteti Java Globale e Ndërmarrësisë, do t’i zhvillojë punimet përgjatë një jave ku do të mbledh ndërmarrës të suksesshëm, investitorë, hartues të politikave, si dhe marrin pjesë organizata të ndryshme që mbështesin sipërmarrjet.

Lajme