Studentët e UBT-së vizituan Kuvendin e Kosovës

Studentët e UBT-së vizituan Kuvendin e Kosovës

Studentët e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast janë pritur nga përfaqësuesit e parlamentit.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Qeverisja dhe Institucionet Politike ligjëruar nga dr.sc Alfred Marleku, teksa qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër e punës së organit legjislativ të Kosovës, përfshirë seancat plenare, për ligjet në procedurë dhe ato të miratuara, aktivitetet e kryetarit të kuvendit etj.


Prof. Marleku me këtë rast ka thënë se synimi është që studentët të njihen praktikisht me punën e kuvendit dhe në të njëjtën kohë, sipas tij, të njihen me rëndësinë një nga institucionet kryesore në Republikën e Kosovës.

 

Një numër i madh i kandidatëve nga vendi dhe më gjerë janë regjistruar në programin ndërkombëtar studimor në fushën e Shkencave Politike, program të cilin UBT e ofron sipas gjitha standardeve evropiane.

Lajme