UBT dhe KOSTT nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

UBT dhe KOSTT nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

UBT dhe Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, “KOSTT”, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit në një nivel më të lartë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me pikësynimin që përmes përvojës praktike të edukimit, të përkrahet ngritja e nivelit edukativ dhe profesional tek të rinjtë kosovarë, të përkrahet krijimi i një ambienti më të volitshëm ekonomik, si dhe të bëhet përgatitja e studentëve për tregun e punës.


Sipas kësaj marrëveshje, të dy institucionet pajtohen të zhvillojnë bashkëpunim, që për interesa të përbashkëta, të asistojnë, të promovojnë, të përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik.

 

UBT dhe KOSTT shohin potencialin e përbashkët që të kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe të promovimit të sektorit edukativ dhe profesional, pastaj të ofrimit të shërbimeve të përbashkëta, si dhe të ndikojnë në gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë.

Lajme