UBT-CERT organizon aktivitetin për siguri kibernetike, “Hack Day Kosova 2017”

UBT-CERT organizon aktivitetin për siguri kibernetike, “Hack Day Kosova 2017”

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike, nën kujdesin e UBT-CERT, në Kosovë do të zhvillohet edicioni i dytë i garës kibernetike treditore, “Hack Day Kosova 2017”, që do të zgjasë nga 12-14 tetor dhe pritet të marrin pjesë hakerë nga i gjithë rajoni.

 

Ngjarja fillon me pritjen dhe regjistrimin e pjesëmarrësve, gjithashtu do të bëhet edhe njoftimi me rregullat e materialin.

Këtë ditë do ta karakterizojë edhe aktiviteti social i quajtur “Ice breaker”, ku do të ftohen të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar.

 

Ndërkaq, në ditën e dytë do të fillojë gara që do të vë në sprovë të gjitha njohuritë e pjesëmarrësve, teksa edicioni i dytë do të ketë risi tek skenari, me ç’rast pjesëmarrësit do të kenë mundësi hakimi të Wi-Fi infrastrukturës dhe hakimit fizik i PC-së.

 

Në ditën e fundit do të shpallen fituesit e kësaj gare, ceremoni kjo që do të pasojë me shpërndarjen e certifikatave dhe me ndarjen e çmimeve për fituesit.

 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhëna personale, si: emri, mbiemri, mosha dhe profesioni, në postën elektronike cert@ubt-uni.net deri të mërkurën e datës 11 tetor, ora 23:59.

Në konkurs mund të merrni pjesë individualisht ose me një grup prej 2-3 personash.

 

Agjendën dhe informacionet tjera për garën i gjeni të bashkëngjitur në formatin e fotografisë.

Lajme