Mbi 200 studentë të UBT-së, pjesë e universiteteve me te njohura në Evropë

Mbi 200 studentë të UBT-së, pjesë e universiteteve me te njohura në Evropë
Lum Dalipi, Ardian Lumi, Syzana Kajtazaj dhe Gentian Retkoceri, janë vetëm disa nga shumë studentë të UBT-së, të cilët kanë qenë pjesë e universiteteve më prestigjioze në Evropë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me mbi 300 universitete të ndryshme të Evropës e botës.
Disa nga këta studentë, këtyre ditëve janë kthyer nga Universiteti i Portugalisë, “NOVA de Lisboa”, ku kanë ndjekur studimet për një vit akademik në këtë universitet.
Studenti Lum Dalipi shprehet i lumtur dhe i privilegjuar që ka përjetuar një përvojë të re në studime jashtë vendit dhe tha se kjo mundësi ka qenë ndër përvojat më të mira që ka përjetuar deri më tani. 
“Çdo ditë ishte një mësim i ri atje. Kam mësuar shumë lidhur me profesionin, gjithashtu kam takuar shumë studentë të kombësive të ndryshme”, theksoi ai.
Studenti Dalipi, duke e ndarë përvojën e tij, shtoi se UBT është vend i mundësive për studentët e rinj që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme.
Edhe studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Ardian Lumi, kishte fatin që të studionte në Universitetin e Portugalisë, “NOVA de Lisboa”.
"Pasi që UBT është partner me universitetin “Nova” të Lisbonës, më mundësoi që ta përfundoj një semestër në këtë vend evropian. Përvojën e fituar kam shumë dëshirë që në të ardhmen ta ndajë me njerëzit e vendit tim”, potencoi Lumi, teksa shtoi se, “studimet në Portugali, nuk kanë dallim me studimet që ofron UBT në Kosovë”.
Aktualisht, UBT ka mbi 200 studentë që janë duke vazhduar studimet nëpër universitetet më të njohura evropiane. 
Të gjithë studentët të cilët shprehin dëshirë të bëhen pjesë e UBT-së në të gjitha nivelet e studimeve, kanë mundësinë që automatikisht t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe nëpër vendet tjera të botës.

Lajme