UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri është takuar me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj, me ç’rast nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë, si dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht për potencialet e përbashkëta për të ofruar zgjidhje të reja dhe inovative.

 

Bashkëpunimi do të ketë orientim të përbashkët kërkimor shkencor dhe hulumtues, të orientuar në sigurimin e vazhdimësisë së praktikave më të mira në nivel kombëtar dhe rajonal, duke e bërë të mundur një vendimmarrje të qëndrueshme dhe sistemore.


Përmes këtij memorandumi, të dy institucionet janë pajtuar për shkëmbimin e përvojave dhe për krijimin e mundësisë që studentët e UBT-së të kryejnë praktikën profesionale në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pastaj u pajtuan për realizimin e trajnimeve dhe certifikimeve për stafin e këtij spitali nga UBT, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore dhe hulumtuese, si dhe ofrimin e njohurive për zhvillimin e punëtorive, rritjen e kapaciteteve profesionale duke përdorur teknologjitë dhe metodat e reja, ofrimin e ekspertizave profesionale etj., nga portfoli i UBT-së për stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, si dhe në këtë marrëveshje përfshihet krijimi i hapësirave dhe pajisjeve të nevojshme nga të dy institucionet, me qëllim të realizimit të qëllimeve të parapara me këtë marrëveshje mirëkuptimi.

 

UBT ka rreth 300 marrëveshje bashkëpunimi me universitete, kompani dhe institucione tjera, të cilat mundësojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe u ofron studentëve mundësi të shumta për punë praktike dhe për vazhdim të studimeve jashtë vendit.

Lajme