Studentët e Arkitekturës në UBT, ndër më të kërkuarit në tregun e punës

Studentët e Arkitekturës në UBT, ndër më të kërkuarit në tregun e punës

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Valdrin Muqaj është duke punuar si arkitekt në kompaninë “Mitro Plast”, ku përveç projekteve në dizajnimin e fasadave dhe objekteve, ai merret edhe me mbikëqyrjen e punimeve të produkteve të kompanisë, të cilat bëhen nëpër punishte të kompanive të mëdha që operojnë në Kosovë, duke përfshirë Al-Trade, Alfa-I, Elkos etj.

 

Para punësimit në “Mitro Plast”, studenti Muqaj ka marrë përvojë edhe gjatë kohës sa ka kryer punë praktike gjashtëmujore në Komunën e Skenderajt, konkretisht në Drejtorinë e Urbanizimit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në byronë projektuese “N.N PRO”, si dhe ka realizuar një mori projektesh individuale, punë të cilën vazhdon ta bëjë ende.


Ai thotë se përvojën e fituar e ka arritur falë angazhimit të tij dhe njohurive të shumta të fituara gjatë studimeve në UBT, kjo sepse, sipas tij, ai dhe studentët tjerë, dalin në tregun e punës me njohuri të shumta dhe shumë të nevojshme mbi profesionin e arkitekturës.

 

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, është njëri ndër më të mëdhenjtë në Kosovë e rajon, nga i cili studentët dalin të përgatitur dhe me njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve bazike, madje në të shumtën e rasteve, edhe më herët.

Lajme