Fakulteti i MBE-së, mundësi e pakrahasueshme studimi

Fakulteti i MBE-së, mundësi e pakrahasueshme studimi

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi i UBT-së, është fakulteti që udhëheq në vend e rajon tash e më shumë se 16 vite, kjo falë programeve specifike që i ofron nga fushat e Menaxhmentit, të Biznesit dhe të Ekonomisë, kështu duke u shndërruar në zgjedhjen ideale për studentët aktualë dhe ata të ardhshëm të këtij drejtimi.


Përkundër ekzistimit të programeve të ndryshme paralele në regjion, MBE ishte dhe vazhdon të jetë lider akademik dhe profesional, duke iu përgjigjur nevojave themelore dhe atyre strategjike të sektorëve publikë e privatë në Kosovë dhe regjion.


MBE ka dizajnuar programe specifike duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut nga trendët vendorë, regjionalë dhe ata botërorë të zhvillimeve, duke shikuar paralel edhe kërkesat e tregut të punës, andaj në bazë të kësaj, ky program është hartuar duke u bazuar në faktorët më të rëndësishëm dhe nga treguesit e matshëm të nevojave për zhvillim ekonomik dhe të mundësive të reja të vendeve të punës në tregun vendor dhe ndërkombëtar.


Këtë drejtim e bën akoma më atraktiv edhe stafi akademik me përvojë dhe njohuri të shkëlqyeshme nga fushat adekuate, si dhe infrastruktura më e re dhe më e sofistikuar, që mundëson realizim të mësimit proaktiv në platformën elektronike të UBT-së, por edhe ambienti ekzistues për mësim, i pajisur me mjete të nevojshme dhe me libra adekuatë për studim modern profesional.


Mësimdhënia ofrohet përmes ligjëratave interaktive, seminareve, mësimeve individuale, si dhe vizitave studimore në industri të ndryshme, të ndërlidhura me studimet në këtë program, elemente këto që ndikojnë në punësimin e shumicës së ish-studentëve dhe studentëve aktualë të MBE-së, përmes ofrimit të kontributit të tyre kompani dhe institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare ose edhe duke krijuar kompanitë e veta, duke krijuar kështu vende pune për veten dhe mijëra njerëz të tjerë.


Pos mundësive të mëdha për punësim, ky program ofron edhe mundësi për vazhdim të studimeve jashtë vendit, përmes bursave të shumta që ndahen për studentët, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit të UBT-së me universitetet më prestigjioze në Evropë dhe SHBA, si dhe falë bashkëpunimit me programin Erasmusë.

Lajme