Studentët e UBT-së, pjesë e rëndësishme e Autostradës Biennale

Studentët e UBT-së, pjesë e rëndësishme e Autostradës Biennale

Dhjetëra studentë të UBT-së, të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Dizajnit të Integruar, Medias e Komunikimit dhe Mekatronikës, janë duke dhënë kontribut në përgatitjet finale që po kryhen me qëllim të hapjes dhe mbarëvajtjes sa më të suksesshme të Autostrdës Biennale, ngjarje kjo e krijuar me misionin për të zgjeruar kulturën dhe për të rigjallëruar komunitetin e saj.

 

Studentët janë duke funksionuar në mënyrë të organizuar dhe po japin kontribut nëpër departamentet përkatëse, duke kryer punë të ndryshme në cilësinë e stafit ose vullnetarëve. Aktualisht, ata janë duke ndihmuar në punët organizative, në menaxhimin e hapësirave, në punët e produksionit, në koordinimin dhe mbulueshmërinë e anës mediale, si dhe në përgatitjen e skenave dhe ndërtimin e robotëve, të cilët do të shrytëzohen nga artistët gjatë realizimit të veprave të tyre artistike.


Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale”, e cila në edicionin e parë do të trajtojë temën “Eardhmja e kufijve”, do të hapet më 19 gusht, në Prizren, dhe do të zgjas deri më 23 shtator. 


Përgjatë kësaj kohe, nëpër hapësira të përzgjedhura do të ekspozohen vepra të shumta të artisteve të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përmes të cilave do të pasqyrohen elemente që lidhen me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor.

Lajme