Interesim i madh i të rinjve nga Gjilani e Kamenica për regjistrim në UBT

Interesim i madh i të rinjve nga Gjilani e Kamenica për regjistrim në UBT

Në krahasim me vitet paraprake, në vitin akademik 2017/18, është dyfishuar numri i të rinjve të regjistruar, që vijnë nga qytetet e Gjilanit dhe Kamenicës. Ata po regjistrohen në gjithsej 24 programe inovative dhe unike që UBT i ofron.

 

Infermieria, Shkencat Kompjuterike, Arkitektura dhe Planifikimi Hapësinor, Dizajni i Integruar, MBE etj., janë vetëm disa nga 24 programet inovative të UBT-së, të cilat po ngjallin interesim të madh në mesin e atyre që po aspirojnë të bëhen studentë dhe profesionistë të së ardhmes.


Kështu është shprehur koordinatori i zyrës së UBT-së në Gjilan, Nuhi Kosumi, i cili ka thënë se po vazhdon të rritet numri i regjistrimeve për studime në UBT, falë programeve të veçanta në vend dhe rajon, të cilat zhvillohen sipas standardeve më cilësore ndërkombëtare.

 

Tutje, ai tha se UBT u mundëson studentëve njohuri të hollësishme mbi fushën që ata studiojnë, në këtë mënyrë, ata janë në aftë të punojnë në gjitha specializimet që programi i ofron.

 

Ndërkohë, interesim shumë të madh të të rinjve për regjistrim ka edhe në të gjitha degët e tjera të UBT-së në Kosovë, në Prizren, Ferizaj, Pejë, Prishtinë, Lipjan e Gjakovë.

Lajme