UBT qendër e studentëve për karrierë të suksesshme

UBT qendër e studentëve për karrierë të suksesshme

UBT vazhdon të mbetet lidere në 24 programet e akredituara dhe mbi 85 specializime që ofron. Duke qenë kështu, UBT ka traditë me mundësitë që i ofron studentëve të vet, përfshirë bursa të plota, studime në programe ndërkombëtare, kombinim i teorisë dhe praktikës, vizita studimore etj.

 

Programet bachelor dhe master në UBT, janë të licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe janë të akredituara nga Agjensioni i Akreditimit të Kosovës. Këto programe ofrojnë edhe mundësinë për specializim në shumë fusha, andaj, UBT u garanton studentëve një karrierë të suksesshme.


Programet e UBT-së janë të hartuara në përputhje të plotë me plan programet e universiteteve më të njohura në Evropë dhe botë. Të diplomuarit në UBT lehtësisht kyçen në tregun e punës në vend dhe më gjerë, kjo falë cilësisë në programet që ofrohen.

 

UBT është qendër e hulumtimit dhe inovacionit, ambient ku ofrohen praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ku aplikohen standardet më të larta të cilësisë.

 

Njëherësh, UBT është vendi ku studentët mund të studiojnë dhe punojnë.

Lajme