Interesim i shtuar i të rinjve të Prizrenit për studime në UBT

Interesim i shtuar i të rinjve të Prizrenit për studime në UBT

Shumë të rinj të Prizrenit tashmë kanë vendosur që studimet t’i vazhdojnë në UBT, përfshirë nivelin bachelor dhe master, kjo falë mundësive dhe programeve inovative që i ofron ky institucion i arsimit të lartë në degën e UBT-së në Prizren.

 

Duke qenë kështu, UBT ka vendosur një tendë informative në qendër të Prizrenit, që ka ngjalluar një interesim shumë të madh të të rinjve, të cilët po bashkëbisedojnë me drejtuesit e UBT-së në këtë qytet.


Me këtë rast, drejtori i degës së UBT-së në Prizren, Vehbi Sofiu në bashkëbisedim me të rinjtë, ka thënë se UBT ka programe të veçanta në vend dhe rajon, të cilat realizohen sipas standardeve cilësore ndërkombëtare.

 

Tutje, ai tha se UBT është pjesë e projektit ndërkombëtar “Erasmus +”, projekt nga i cili përfitojnë qindra studentë të UBT-së, ndër të tjera edhe studime jashtë vendit, bursa të plota etj.

 

Vlen të theksohet se UBT edhe këtë vit përkrah ngjarjet kulturore-artistike në Prizren. Së fundmi, UBT ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi me festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër “DokuFest”, me anë të të cilit, njëherësh UBT po promovon mundësitë që i ofron.

 

Derisa, drejtuesit e UBT-së dhe “DokuFest” kanë hartuar një projekt të përbashkët, në kuadër të të cilit studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim janë angazhuar në përcjelljen e ngjarjeve me shkrime dhe videomateriale gjatë realizimit të festivalit.

Lajme