Hajrizi takohet me udhëheqësit e FIRST Global Challenge

Rektori i UBT-së, njëherësh edhe mentor i ekipit të Kosovës, që mori pjesë në garën FIRST Global Challenge në fushën e robotikës, prof. dr Edmond Hajrizi u takua me udhëheqësit e këtij organizimi, përkatësisht me themeluesin, Dean Kame dhe presidentin aktual, Joe Sestak.

 

Gjatë këtij takimi, Hajrizi ka marrë lëvdata nga Kame dhe Sestak, për mënyrën profesionale të organizimit dhe funksionimit të ekipit, teksa ndau edhe disa dhurata simbolike për ta.


UBT ka qenë organizatori dhe mbështetësi financiar i ekipit kosovar në garën FIRST Global Challenge, teksa në këtë garë, roboti i Kosovës ka marrë vlerësim të lartë nga teknikët e garës, të cilët kanë qenë kontribuuesit kryesorë në shumicën e garave, për aleancat me të cilat kanë garuar.

 

UBT do të vazhdojë të kontribuojë në fushën e teknologjisë, ndërmarrësisë, inovacionit dhe në shumë fusha të tjera, të cilat aktualisht janë sfiduese për njerëzimin.

Lajme