Mbyll punimet ANV-ja e Shkencave të Ushqimit

Fakulteti i Shkencave të Ushqimit në UBT, ka përmbyllur suksesshëm punimet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ku përgjatë shumë ditëve janë shtjelluar shumë tema aktuale, e të cilat janë në interes për shoqërinë.

 

Pjesë e modulit të ligjëratave ishin një numër i madh i profesorëve dhe inxhinierëve, që ligjëruan për një numër të konsiderueshëm të studentëve të interesuar.


Me këtë rast, ka ligjëruar postdoktoranti njëherësh eksperti, Ibrahim Mehmeti, i cili shtjelluar temën: “Mikrobiologjia Ushqimore”. 
Fokusi i ligjëratës ishte shpjegimi i rëndësisë së kualitetit të ushqimeve në Kosovë, në aspektin mikrobiologjik.


Po ashtu, ai i ka bërë të ditur standardet, si dhe rregulloret që përcaktojnë kualitetin, legjislacionin që ka të bëjë më sigurinë ushqimore dhe krahasimin me shtetet skandinave, përfshirë Norvegjinë etj.

 

Në fund, profesoresha në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit në UBT, Hyrie Koraqi, ka ndarë certifikata për pjesëmarrësit, si dhe për profesorët që ligjëruan për kontributin e dhënë në këtë akademi.

Lajme