Në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë, ligjërohet për sistemin fotovoltaik

Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në kuadër të ligjëratave tematike të zhvilluara për ta, patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga Kliton Bylygbashi, i cili e ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Romës “La Sapienza”.

 

Për pjesëmarrësit, Bylygbashi ka trajtuar temën më titull: “Grid-connected and off-grid photovoltaic”, gjatë së cilës prezantoi kushtet dhe procedurat e përgatitjes së projektit për një sistem fotovoltaik.


Pas ligjëratës tematike, duke i shfrytëzuar informacionet e fituara prej saj, studentët pjesëmarrës bënë llogaritjet e nevojshme dhe filluan me realizimin teknik me anë të programeve të ndryshme kompjuterike, me qëllim të instalimit të sistemit fotovoltaik, që gjen zbatim në amvisëri dhe industri.
Bylygbashi do të vazhdojë me ligjëratat për sistemin fotovoltaik edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Lajme