Fakulteti i Infermierisë fillon aktivitetin në ANV, ligjëron ekspertja e sistemit shëndetësor, Elizabeth Campestrini

Fakulteti i Infermierisë në UBT, ka filluar punimet me ligjërata dhe aktivitete tjera në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ku përgjatë disa ditëve do të ligjërojnë ekspertë të fushës përkatëse, si nga vendi ashtu edhe nga bota. Tema kyçe e këtij Fakulteti është: “Mjekësia dhe Shkencat e Shëndetësisë”.

Hapjen e këtij aktiviteti e ka bërë ekspertja e sistemit shëndetësor, Elizabeth Campestiri nga Austria, e cila për studentët pjesëmarrës ligjëroi për temat “E Drejta e Shëndetit” dhe “Cilësinë dhe sigurinë e pacientit në sistemin shëndetësor austriak”.

Me këtë rast, Campestiri shqyrtoi konceptet rreth të drejtave të shëndetit, liritë, shkeljet e të drejtave, qasje të bazuar në të drejtat e njeriut etj. Tutje, ajo ligjëroi edhe mbi aktet e cilësisë së kujdesit shëndetësor, strategjitë e cilësisë austriake, strategjitë austriake për sigurinë e pacientëve, për sigurinë shëndetësore, për transparencë etj.

Lajme