Mbylli punimet Akademia Verore në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ndahen certifikatat

Ka përmbyllur punimet Akademia Verore në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, respektivisht dega Banka, Financa dhe Sigurime, që organizohet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore.

 

Gjatë një ligjërate mbajtur para studentëve, menaxheri i riskut në Bankën për Biznes (BPB), Selajdin Ujkani ka thënë se menaxhimi i riskut është një komponent shumë i rëndësishëm në menaxhimin financiar.

 

Tutje, ai tha se menaxhimi i riskut siguron që masat parandaluese dhe ato të kontrollit të parandalojnë, të zvogëlojnë ose të eliminojnë rreziqet për biznesin, që janë të lidhura në rezultatet e vlerësimit të riskut.

 

Ndërkohë, në vazhdën e aktiviteteve ka ligjëruar edhe drejtoresha e departamentit të licencimit dhe standardizimit në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Albulena Xhelili, e cila ka trajtuar temën “Kuadri rregullator i sektorit bankar”.

 

Për më tepër ajo tha se aktivitetet bankare, si aktivitetet tjera ekonomike, mbështeten në baza të përcaktuara ligjore.

Aktiviteti ka përmbyllur punimet me vizitat studimore që janë organizuar në Bankën Raiffaisen dhe Bankën për Biznes.

Përmbyllja e kësaj akademie është bërë më shpërndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajme