Fillon aktiviteti i Sistemeve të Informacionit në ANV, ligjëron bibliotekarja Mary M. Somerville

Fillon aktiviteti i Sistemeve të Informacionit në ANV, ligjëron bibliotekarja Mary M. Somerville

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT, ka filluar punimet me aktivitete e ligjërata në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ku përgjatë disa ditëve do të ligjërojnë ekspertë të fushës përkatëse, si nga vendi ashtu edhe nga bota.


Hapjen e këtij aktiviteti e ka bërë bibliotekarja në librarinë e Universitetit e Paqësorit, në San Francisko, Mary M. Somerville e cila është fokusuar në temën: “Menaxhimi i njohurive – Shfrytëzimi i informacionit për të mësuar”.


Me këtë rast ajo ka thënë se Sistemet e Informacionit janë një zgjedhje adekuate për gjetjen dhe shfrytëzimin e shumë mundësive që ofron ekonomia e re dhe digjitale.


Ndërkohë ajo ka ndarë përvojat e saj në kuadër të sistemeve të komunikimit dhe praktikave të informacionit për ndërtimin e kapaciteteve organizative. Po ashtu, ka prezantuar edhe modelet e praktikuara në këtë fushë.


Pas ligjëratës tematike, studentët pjesëmarrës, së bashku më bibliotekaren Mary M.Somerville vizituan biblotekën e UBT-së në Lipjan, e cila numëron mbi 100 mijë tituj dhe mëton të jetë biblioteka më e madhe në vend dhe në rajon. Studentët me këtë rast janë informuar edhe me mënyrën se si funksionon biblioteka në fjalë.

Lajme