UBT pret stafin drejtues të Qendrës për Trajnime, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës

UBT pret stafin drejtues të Qendrës për Trajnime, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit akademik, UBT organizoi një pritje për stafin drejtues të Qendrës për Trajnime të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

 

Stafi i kësaj qendre u prit nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti, nga prodekani i këtij fakulteti, prof. dr Visar Krelani dhe nga përfaqësuesi i Fakultetit të Mekatronikës, prof. Valmir Hoxha.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte  njohja nga afër e dy institucioneve, lidhur me veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre në aftësimin dhe zhvillimin akademik dhe praktik, shkëmbimin e informacioneve në lidhje me fushat dhe mundësitë për trajnimin dhe punën  akademike dhe praktike, që ofrojnë këto dy institucione, si dhe ofrimin e mundësive për të hapur dhe vazhduar edhe më thellë sferën e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

 

Me këtë rast, drejtuesi i Qendrës për Trajnime në KEK, Safet Ymeri bëri një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë dhe aktiviteteve që zhvillohen në QT, duke e vënë theksin në mundësitë dhe eksperiencat që ka ky institucion në aftësimin dhe trajnimin e të gjithë të interesuarve në lëmin e  sigurisë dhe mbrojtjes në punë, në lëmin e mekanikës, energjetikës, saldimit, gjenerimit të energjisë elektrike etj.

 

Në fund të takimit, drejtuesit e QT-së, u pritën nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast i falënderoi drejtuesit e QT-së,  të cilët kishin zgjedhur për ta vizituar UBT dhe për të bashkëpunuar me të.

Lajme