Studenti i UBT-së, Getoar Salihu asistent i drejtorit të kompanisë "A Con SHPK"

Studenti i UBT-së, Getoar Salihu asistent i drejtorit të kompanisë

Studenti i UBT-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Getoar Salihu, i cili ka përfunduar suksesshëm studimet themelore në këtë drejtim, është punësuar në kompaninë ndërtimore "A Con SHPK”.

Aktualisht, në këtë firmë ai mban pozitën e asistentit të drejtorit gjeneral të firmës, si dhe merret kryesisht me punët e prokurimit.

 

Studenti Salihu ka thënë se në aktivitetin me të cilin merret, aplikon praktikat të cilat i ka praktikuar si student në UBT. Sipas tij, meritat për arritjet e tij në profesion, janë të UBT-së.

"Kam përfituar shumë, sidomos në lëndën e betonit, ku profesorët e kanë ligjëruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, studimet më kanë shërbyer në ngritje si në profesion, ashtu edhe në kualitetin e punës", theksoi Salihu.

 

Paraprakisht, studenti i UBT-së, Getoar Salihu ka qenë i punësuar edhe në kompaninë e ndërtimit “Al Trade”, ku është marrë me shumë projekte.

Ai ka qenë i angazhuar edhe në projektin për trajtimin e ujërave në Shkabaj, projekt i cili është udhëhequr nga kompania e njohur “Strabag AG”.

“UBT i përgatit studentët gjithmonë për tregun e punës. Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri të shumta, si nga ana teorike, gjithashtu edhe në atë praktike", tha Salihu.

 

Qindra studentë të UBT-së, që përfundojnë studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, punësohen ose kërkohen në tregun e punës, kjo pasi që ata aftësohen për punët e ndërtimtarisë konstruktive dhe më gjerë.

Lajme