Albi Zhulali dhe Genti Selenica, ligjërojnë për studentët e SHKI-së në ANV

Albi Zhulali dhe Genti Selenica, ligjërojnë për studentët e SHKI-së në ANV

Fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, më datë , do të sjellë për studentët e UBT-së themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të startup-it “Softmogul”, Albi Zhulali dhe krijuesin e shërbimit “Food Delivery”, Genti Selenica.


Në kuadër të kësaj ligjërate, ata do ta trajtojnë temën më tiull “Inovacionet e vitit 2017 dhe e ardhmja e teknologjisë”, ku do të diskutojnë zhvillimet më të fundit në teknologji që po vazhdojnë të transformojnë botën dhe jetën e njerëzve.

 

Softmogul është një startup i themeluar nga një skuadër tërësisht shqiptare në Tiranë, të cilët se fundmi janë pranuar në një nga akseleratorët më të mëdhenj të botës, në Luginën e Silikonit “Plug & Play”. Vlen të theksohet se Softmogul ka fituar edhe një investim prej 2 milion dollarë nga një investitor i Izraelit. Ndërkaq, Baboon është shërbim “Food Delivery” shumë i suksesshëm në Shqipëri, që ka arritur më shumë se 50,000 shkarkime, 15,000 klientë  dhe mbi 100 restorante. Në vitin 2016, Baboon arriti ta fitojë çmimin “Bleta e Artë”, çmim ky i dhuruar nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh edhe fitues i çmimit “Web Summit”, në 2000 startupet më të mira në Dublin.

 

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Akademinë Ndërkombëtare Verore mund të aplikojnë në: http://sa.ubt-uni.net/sacse17/

 

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi të njohura ndërkombëtarisht.

 

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net

Lajme