Studentët e Shkencave Politike simulojnë zgjidhje të konflikteve ndërkombëtare në ANV

Studentët e Shkencave Politike simulojnë zgjidhje të konflikteve ndërkombëtare në ANV

Në ditën e dytë të aktivitetit të Shkencave Politike, në kuadër të ANV-së, përfaqësuesit e NATO-s mbajtën ligjërata për studentët e UBT-së, të cilat kishin të bënin me shtrirjen e aktivitetit të NATO-s nëpër zona lufte, si dhe me raste konkrete të konflikteve nëpër shtete të ndryshme, që më pas u përcollën me simulime të kryera nga studentët dhe të dirigjuara nga gjeneralët e NATO-s, me qëllim të zgjidhjes së këtyre konflikteve.

 

Gjenerali i NATO-s, njëherësh edhe përfaqësues i Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, Giorgio Battisti prezantoi disa nga modelet e ndërhyrjeve ndërkombëtare nëpër zona të konflikteve në botë, duke vënë në pah edhe rolin dhe detyrat e ushtarëve të NATO-s nëpër zonat e prekura.

“Ushtarët e shteteve pjesëmarrëse, që janë pjesë e NATO-s dhe që ndërhyjnë nëpër zonat ku ka konflikte duhet të jenë të përkushtuar gjatë kryerjes së detyrave, por mbi të gjitha, duhet të respektojnë të drejtat e njerëzve që janë të prekur nga lufta”, theksoi Battisti, teksa shtoi se një rëndësi të madhe luajnë edhe mediat dhe mesazhet që përcillen përmes tyre.

 

Përfaqësuesja e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Maria Grazia Romano paraqiti rastin e konfliktit në shtetin e Libisë, historikun e zhvillimit të këtij shteti dhe trazirat e krijuara, sidomos pas zbulimit të pasurive të naftës në këtë shteti, me ç’rast tha se Libia është shtet i madh dhe si i tillë, edhe ndërhyrja ishte proces më i vështirë.

 

Në fund të ditës së dytë të këtij aktiviteti, studentët, të përcjellë nga gjeneralët dhe përfaqësuesit e Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, kanë simuluar një situatë fiktive për zgjidhjen e konfliktit të Libisë.

Lajme