Studentja Shala fillon internshipin në UBT, falë sukseseve të treguara gjatë studimeve

Studentja Shala fillon internshipin në UBT, falë sukseseve të treguara gjatë studimeve

Arjeta Shala është studente e UBT-së, e cila po përfundon suksesshëm studimet në Fakultetin Juridik, ndërsa mendon që t’i vazhdojë studimet e nivelit master në të njëjtin drejtim.


Krahas studimeve në UBT, ajo është e angazhuar në Qendrën e Karrierës në UBT, ku mbanë pozitën si asistente në aktivitete të cilat janë kompetencë e kësaj qendre.


Studentja Shala tha se në kuadër të punës që zhvillon, i njofton, këshillon dhe orienton studentët për konkurset e punësimit, çështje këto që janë me interes për të gjithë studentët.


“UBT është institucion i arsimit të lartë, që studentëve u jep mundësi shumë të mira, përfshirë aftësimin për tregun e punës, u ndihmon studentëve për depërtim në tregun e punës, njëherësh  ndanë edhe bursa për studentët e dalluar”, theksoi Shala.


Tutje, ajo vlerësoi se programi akademik i Fakultetit Juridik në UBT, ofron mundësi të studimeve të aspekteve ligjore me një ambient të përshtatshëm universitar, në mënyrë që studentët të arrijnë qëllimet e veta.


“UBT-ja më ka ndihmuar shumë në profesionin që kam zgjedhur për faktin se kam përfituar shumë si nga ana teorike, ashtu edhe në atë praktike. Jam aftësuar për këtë drejtim, andaj do të kontribuoj në zhvillimin e një shoqërie juridike”,  potencoi Shala.


Programet akademike në UBT, përfshirë edhe Fakultetin Juridik, zhvillohen me standardet më të larta kualitative ndërkombëtare, prandaj diploma e UBT-së njihet edhe ndërkombëtarisht.

Lajme