Të martën, në UBT mbahet seminari i ekselencës “Temat aktuale dhe në zhvillim në arsimin e lartë”, ligjëron prof. dr Claire Gordon, nga LSE

Të martën, në UBT mbahet seminari i ekselencës “Temat aktuale dhe në zhvillim në arsimin e lartë”, ligjëron prof. dr Claire Gordon, nga LSE

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, nesër, më 20 qershor, do të mbahet seminari i ekselencës “Temat aktuale dhe në zhvillim në arsimin e lartë”, në të cilin do të ligjërojë profesoresha e London School of Economics and Political Science, prof. dr Claire Gordon.

 

Dr. Gordon do të flasë mbi temat aktuale dhe në zhvillim në arsimin e lartë, për futjen e pjesëmarrësve në pedagogjinë e hartimit të kurrikulës, duke përfshirë atë se si të zhvillohen të diplomuar aktivë, të angazhuar dhe të kualifikuar në shekullin XXI, e që janë gati për të hyrë në tregun e punës dhe për të kontribuar në shoqëri, për hulumtimin e qasjeve për sigurimin e cilësisë dhe përmirësimit të cilësisë në nivel kombëtar, institucional dhe lokal, si dhe do të paraqesë qasjen për zhvillimin e stafit akademik në LSE dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

 

Aktiviteti do të organizohet nga UBT, në kuadër të institutit IDEAA, teksa do të mbahet në sallën 209, duke filluar nga ora 09:00.

Lajme