Studenti i UBT-së, i punësuar në byronë “ArchiPoints”

Studenti i UBT-së, i punësuar në byronë “ArchiPoints”

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Hekuran Tërpeza është duke punuar në byronë projektuese “ArchiPoints”, në Prishtinë, në cilësinë e arkitektit.

 

Tërpeza thotë se është sistemuar në këtë vend pune ende pa i përfunduar studimet themelore, teksa për këtë sukses të arritur, vlera i atribuon edhe UBT-së.
“UBT dhe profesorët më kanë ndihmuar tejet shumë në zgjerimin e njohurive të mia rreth arkitekturës, por edhe në sistemimin tim në tregun e punës”, tha ai.


Për studentin Tërpeza, rrugëtimi drejt ngritjes në karrierë nuk përfundon këtu, pasi që, ai së shpejti planifikon t’i fillojë studimet në nivelin master.

Lajme