Rektori Hajrizi merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë

Rektori Hajrizi merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë, që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, me ç’rast është duke e prezantuar Kosovën, përmes Asociacionit “Quality Kosova”, të themeluar nga vetë Hajrizi vite më parë.

 

Quality Kosova është anëtare e rregullt e EOQ-së dhe ka për qëllim promovimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare për cilësi në Kosovë, si dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe në përkrahjen e institucioneve shtetërore të Kosovës, në mënyrë që të ato të ngritin kompetenca të reja në aspektin e cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të produkteve dhe shërbimeve të Kosovës.


Që nga themelimi, UBT ka ndihmuar dhe ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në lidhjen e bashkëpunimeve në fushën e arsimit edhe me ato vende të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, duke u bërë një përfaqësues i denjë dhe lobues i drejtpërdrejtë për vendin tonë.

Lajme