U përmbyll suksesshëm internshpi i studentëve të SHKI-së në fushën e sigurisë kibernetike

U përmbyll suksesshëm internshpi i studentëve të SHKI-së në fushën e sigurisë kibernetike

Divizioni për siguri kibernetike dhe privatësi, UBT-CERT përmbylli suksesshëm internshipin  katërmujor me studentët e SHKI-së, të cilët përgjatë këtyre javëve ishin pjesë e trajnimeve dhe punës praktike, që u realizuan nën udhëheqjen e menaxherit të UBT-CERT, Atdhe Buja, ku përmes prezantimeve e demonstrimeve kontribuan edhe studentët Rexhep Berlajolli dhe Agon Hysenaj.


Gjatë këtij aktiviteti është realizuar draftimi i disa strategjive për disa vende dhe organizata imagjinare, për rregullimin e fushës së sigurisë kibernetike, duke identifikuar infrastrukturat kritike të atij vendi, pastaj janë përgatitur edhe planet e veprimit për implementimin  e strategjive, ku janë shfrytëzuar teknikat dhe metodat më të mira të analizave dhe definimin e qartë të objektivave të matshme në kosto dhe kohë, pastaj u bënë testime të ndryshme për lëshimet eventuale të sigurisë nëpër të gjitha uebfaqet dhe sistemet e UBT-së etj.


Ky është internshipi i parë i organizuar nga UBT-CERT për studentët e UBT-së, teksa trajnimi i radhës do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm akademik, që do të zgjerohet edhe në disa fusha tjera të sigurisë.

Lajme