Punimi shkencor i profesorit Tafa, vlerësohet si më i cituari në konferencën “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”

Punimi shkencor i profesorit Tafa, vlerësohet si më i cituari në konferencën “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”

Profesori në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, prof. dr Zhilbert Tafa është shpërblyer me Çmimin “Punimi më i cituar shkencor”, në  konferencën me renome ndërkombëtare në lëmin e shkencave kompjuterike dhe elektroteknikës, “IEEE Mediterranean Conference on Embedded Computing”, që mbahet çdo vit në Mal të Zi.


Kjo konferencë është organizuar nga Fakulteti Elektroteknik i Universitetit të Malit të Zi dhe nga Montenegrin Association for New Technologies, teksa në të, punimi shkencor i profesorit Tafa është vlerësuar si më i cituari në punime të ndryshme shkencore dhe libra, si pjesë e literaturës në lëmin e shkencave kompjuterike.


Me këtë rast, ai tha se ndjehet i vlerësuar që në mesin e qindra punimeve shkencore të kësaj konference në një periudhë 5 vjeçare, në rrafshin ndërkombëtar, punimi i tij të jetë përmendur më së shumti në literaturë, teksa shtoi se, njëkohësisht, ky shpërblim është edhe një tregues mbi nivelin akademik dhe shkencor të stafit të UBT-së.

Lajme