Studentët e UBT-së mbrojnë temën e diplomës në nivelin bachelor

Studentët e UBT-së mbrojnë temën e diplomës në nivelin bachelor

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Behar Neziraj, Dren Nishliu dhe Granit Baliu, kanë mbrojtur temën e diplomës në nivelin master, me ç’rast kanë trajtuar skenarë realë (në lokacion real), të ndërtimit hibrid me përzierje të banimit kolektiv dhe afarizëm, administratë dhe hotelieri.


Pikë kryesore e zhvillimit të temës ka qenë puna ekipore, duke marrë parasysh se, sipas studentëve, zhvillimet voluminoze e të mëdha në arkitekturë, kërkojnë bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet arkitektëve.


Trajtimi i kësaj teme nga studentët është ndarë në tri pika kryesore, përfshirë kategoritë, nënkategoritë dhe parafabrikimin.


Në pikën e parë është bërë trajtimi i masterplanit, i ndërtesave shumëbanesore, hoteliere dhe administrative, i afarizmit, si dhe hapësirave të ndryshme publike, në pikën e dytë studentët trajtuan çështjen e hibridizimit, si term sfidues në arkitekturë dhe që mundëson zhvillim interesant dhe të veçantë, teksa në pikën e tretë shtjelluan parafabrikimin, si një procedurë dhe tematikë jo shumë e zhvilluar në vendin tonë.

 

Fakulteti i Arkitekturës është njëri ndër departamentet me numrin më të madh të në UBT, ku shumica e të diplomuarve të këtij fakulteti, e gjejnë veten në tregun e punës ende pa i përfunduar studimet.

Lajme