Studenti i UBT-së, Liridon Parduzi përfaqësoi Kosovën në “Berlin Startup Camp”

Studenti i UBT-së, Liridon Parduzi përfaqësoi Kosovën në “Berlin Startup Camp”

Ish-studenti i UBT-së, Liridon Parduzi ka përfaqësuar Kosovën në organizimin “Startup Camp”, në Gjermani, ku ka shpalosur idenë për biznes planin e tij, që ka të bëjë me krijimin e një ueb sistemi të quajtur “MosPrit”, që i dedikohet udhëtarëve.

 

Konceptin për biznesin e tij, Parduzi e ka prezantuar para shumë ndërmarrësve dhe investitorëve potencialë nga e gjithë bota.

“Berlin Startup Camp” i përkrah ndërmarrësit e rinj që duan të fillojnë biznesin e tyre.

 

Misioni i këtij organizimi është të lidhë themeluesit, startuesit dhe investitorët me njëri-tjetrin për të krijuar një rrjet të gjerë. Po ashtu, “Startup Camp”, ky organizim ka për qëllim mësimin e përbashkët dhe një imazh pozitiv të biznesit.

 

Liridon Parduzi ka mbaruar suksesshëm studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT. Nga studimet ai thotë se ka përfituar njohuri teorike dhe praktike në zhvillimin e ueb sistemeve, si dhe ka mësuar arkitekturën e sistemeve kompjuterike në përgjithësi.

 

Ai është fitues i vendit të parë nga trajnimet që ka marrë pjesë me organizatën “GIZ”, për idetë dhe prototipet e zhvilluara.
Veç kësaj, për disa muaj me radhë ai ka punuar në kompaninë teknologjike “LinkPlus”, ku është marrë me zhvillimin e softuerit të specializuar në ndërtimin e aplikacioneve të ndërmarrjeve të lëvizshme në shkallë të gjerë.

 

Po ashtu, Parduzi thotë se në kompaninë në të cilën ka punuar ka krijuar një ndikim të madh në industrinë e linjave ajrore, transportit dhe turizmit, duke ofruar teknologji për ndërmarrjet, në mënyrë që të përfundojnë veprimtarinë me efikasitet.

Lajme