Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit vizituan QTSMP-në

Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit vizituan QTSMP-në

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, kanë vizituar Qendrën për Trajnime për Siguri dhe Mbrojtje në Punë (QTSMP), me qëllim që të njihen me rolin, rëndësinë, veprimet dhe aktivitetet që i zhvillon ky institucion, duke vepruar në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

 

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën nga drejtori i QTSMP-së, Safet Ymeri, i cili i njoftoi me historikun e themelimit dhe zhvillimin e QTSMP-së, teksa vazhdoi me një prezantim për sigurinë dhe mbrojtjen në punë, duke u fokusuar në sigurinë industriale dhe mbrojtja kundër zjarrit.

 

Pas prezantimit, studentët patën rastin të vizitojnë disa nga sallat për trajnime në fusha specifike, me ç’rast arritën të krijojnë një vizion të qartë në lidhje me rolin dhe rëndësinë që ka QTSMP, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve.

Lajme