Artisti Stefano Romano prezanton punën e tij në UBT

Artisti Stefano Romano prezanton punën e tij në UBT

Artisti nga Italia, Stefano Romano, gjatë një vizite të bërë në UBT, mbajti ligjëratë tematike për studentët dhe stafin e UBT-së, në të cilën e prezantoi punën e tij përmes disa instalacioneve artistike, të paraqitura përmes fotografive dhe videove.


Me këtë rast, Romano tha se në thelbin e tërë punës së tij janë njerëzit, prej të cilëve, sipas tij, rrjedhin edhe idetë.

 

“Punoj me media të ndryshme, por që puna ime zakonisht lidhet me ide politike, megjithatë nuk janë politike, por estetike”, vlerësoi ai, teksa shtoi se, “arti nuk provon të gjej përgjigje, por përmes tij, shtrohen pyetje ende më të mëdha”.

 

Gjatë kësaj ligjërate, në të cilën ishte i pranishëm ishte edhe zv.ambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini, përmes shembujve konkretë, Romno tregoi krijimet e tij të realizuara në shtete të ndryshme të botës, me ç’rast përmes tyre, ai mundohet t’i paraqesë të metat e politikës nëpër vendet përkatëse, duke eshprehur edhe kritikën dhe revoltën prej artisti.

 

Vlen të theksohet se artisti në fjalë do të marrë pjesë edhe në Autostradën Bienale, që do të mbahet në Prizren, prej datës 19 gusht, e deri më 23 shtator të këtij viti. 

Lajme