Në UBT u mbajt ligjëratë tematike rreth buxhetit të Kosovës

Në UBT u mbajt ligjëratë tematike rreth buxhetit të Kosovës

Për studentët e vitit të tretë, të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, mbajti ligjëratë tematike analisti i institutit GAP (Instituti për Studime të Avancuara), Berat Thaqi, me ç’rast  trajtoi temën më titull: “Pse është me rëndësi të kuptohet buxheti i Kosovës?”.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, u trajtua çështja se si mbushet buxheti i Kosovës, tatimet, të hyrat komunale, për mënyrat se si shpenzohet buxheti i Kosovës, procesi buxhetor, avokimi etj.

 

Me këtë rast, Thaqi tregoi se instituti GAP është platforma e vetme që e vizualizon buxhetin e Kosovës, teksa shtoi nevojën që secili qytetar të ketë njohuri të mirfillta për buxhetin e vendit ku jeton dhe rëndësinë e tij.


“Ne jemi pronarë të buxhetit të Kosovës dhe nëse dikush tenton t’i vjedhë apo ta dëmton këtë buxhet, na dëmton edhe neve personalisht. Buxheti aq sa është publik, është edhe personal”, theksoi ai.

 

Në fund të ligjeratës, studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje rreth ligjëratës të trajtuar.

 

Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të anvasimit të shoqërisë kosovare.


Këtë e bëjnë duke avokuar për një qeverisje më të mirë, duke monitoruar punën e institucioneve publike, dhe duke rekomanduar zgjidhje konkrete mbi politikat publike.

Lajme