Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ligjëron për studentët e UBT-së

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ligjëron për studentët e UBT-së

Të enjten, më datë 25 maj 2017, në kuadër të debateve javore të organizuara për fakultetet e Shkencave Shoqërore, në UBT do të ligjërojë kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

 

Ligjërata e kryetarit të OAK-së, Osman Havolli do të trajtojë temën "Avokatia - Organizimi dhe Roli i saj në shoqërinë bashkëkohore". Po ashtu, ai do të flasë rreth aktiviteteve, misionit dhe vizionit të organizatës.

 

Ligjërata do të mbahet në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, me fillim në ora 12:45.

Lajme