Në UBT ka filluar programi përgatitor për maturantët

Në UBT ka filluar programi përgatitor për maturantët

Që nga kjo javë, Qendra e Karrierës në UBT, ka filluar të implementimin e programit përgatitor për maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë. 
Ky projekt konsiderohet si më i madhi i këtij lloji në Kosovë, i cili po organizohet me qëllim që të ndihmohen maturantët në fazën përgatitore për testin e maturës.

 

Trajnimet në fjalë kanë filluar në të gjitha selitë e UBT-së, në Kosovë, respektivisht programi po mbahet në kampuset e UBT-së në qytetin e Lipjanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës dhe Gjilanit.

 

Ky kurs përgatitor është falas për maturantët, si dhe po organizohet për gjashtë lëndë mësimore: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Matematikë, Kimi, Fizikë dhe Biologji.

Lajme