Buja takohet me përfaqësuesit e kompanisë “Sentry”

Buja takohet me përfaqësuesit e kompanisë “Sentry”

Menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë së njohur vendore “Sentry”, Drinor Selmanaj dhe Robert Shala, të cilët ofruan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe zhvillim të partneritetit në fushën e sigurisë kibernetike dhe akademike.

 

Gjatë këtij takimi, Buja prezantoi punën dhe të arriturat e UBT-CERT, si dhe qëllimet e tyre për të ardhmen, kurse ndër tjerash, palët u pajtuan për të bashkëpunuar në aspektin teknik dhe organizativ për aktivitetin “UBT Summer School, konkretisht në përgatitjen e garës që planifikohet të organizohet gjatë këtij aktiviteti, pastaj bashkëpunimi do të shtrihet edhe në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe në gatishmërinë për të ofruar prezantime dhe demonstrime të ndryshme gjatë internshipit të studentëve në UBT-CERT.

 

Në fund, dy palët u pajtuan që të përkrahin dhe të mbështesin institucionet e Republikës së Kosovës, në ngritjen e nivelit të sigurisë së infrastrukturës së të dhënave.

Lajme