UBT mbështet garën mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards”

UBT mbështet garën mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards”

Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar ndërmjet UBT-së dhe organizatës “ITCS Media”, me anë të të cilit synohet ndërtimi i një bashkëpunimi strategjik midis dyja palëve.

 

Bashkëpunimi në fjalë parasheh mbështetjen e aktiviteteve të organizatës, e sidomos për garën mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards”, që do të mbahet më 28 prill në Tiranë. Në këtë garë, ku do të marrin pjesë rreth 300 të ftuar, bëhet identifikimi, shpërblimi dhe promovimi i kandidatëve të dalluar në fushën e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe sigurisë.


Me këtë rast sekretari i UBT-së, Artan Tahiri ka thënë se UBT në vazhdimësi është duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme me qëllim për të aplikuar zgjidhje të reja. Tahiri tutje ka theksuar se këtë vit UBT do ta mbështesë në çdo formë garën mbarëkombëtare të shpërblimeve në fushën e teknologjisë, e cila numëron rreth 20 punëtori e bëhet prezantimi i projekteve inovative që do të sfidohen nga juria profesionale.jeh

Lajme