Programet Bachelor

 

Programet Bachelor në UBT janë të licencuara nga MASHT dhe të akredituara nga Agjensioni i Akreditimit i Kosovës. Këto programe ofrojnë edhe mundësin e specializimit "major" në disa fusha dhe garantojnë një karrierë të suksesshme për të diplomuarit.      

 

Programet Bachelor në UBT janë hartuar në përputhje të plotë me plan programet e universiteteve më të njohura evropiane dhe më gjerë. Ky harmonizim u mundëson të diplomuarëve në këto programe që  lehtësisht t'i vazhdojnë studimet e tyre në cilin do universitet të njohur ndërkombëtar dhe njëkohësisht të jenë të kualifikuar për tregun e punës në vend dhe jashtë vendi.

 

Viti i parë dhe i dytë apo 120 ECTS nga gjithsej 180 ECTS janë të përgjithshme ”core subjects”. Viti i tretë akademik është ai në të cilin studentët zgjedhin drejtimin/specializimin ”major” dhe varësisht nga zgjedhja e drejtimit të tyre janë edhe lëndët përkatëse. Program i veçant është programi bachelor në Juridik i cili zgjat katër vite dhe drejtimi/specializimi ”major” zgjidhet në vitin e katërt.

 

 

Stafi akademik vendor dhe ndërkombëtar për programet bachelor në UBT është përzgjedhur me kujdes dhe përfaqëson dijen dhe njohurit e fundit nga fushat përkatëse duke bërë që UBT të jetë njëri nga bartësit e lartë të arsimit privat me staf akademik shumë kualitativ dhe njëherit të jetë model edhe për institucionet tjera të arsimit të lartë. 


   
Në UBT mund të përshtatni orarin e ligjëratave për programet bachelor varësisht nga angazhimet e juaja të përditshme. Ju mund të zgjedhni grupet të cilat janë paradite e që koha e ligjëratave mund të jetë nga ora 09:00 deri në 17:30 apo grupet e pasdites të cilat fillojnë nga ora 17:30 deri në 21:00 dhe gjithashtu grupet të cilat ligjëratat i mbajnë gjatë vikendeve.

 

UBT ka kënaqësinë të ju njoftoj se duke marr në konsideratë angazhimet e UBT-së me partneret e saj ndërkombëtar dhe vendor dhe duke falënderuar qeverinë e Kosovës për heqjen e TVSH-se për studime, UBT ka zbritur çmimin për një vit akademik nga 3400 në 2700 Euro në gjuhen angleze dhe nga 1700 në 1200 në gjuhen shqipe, natyrisht duke ruajtur dhe vazhdimisht duke ngritur kualitetin e studimeve në UBT. Pagesa e taksës së shkollimit mund të bëhet në tërësi apo edhe me këste mujore.

 

Pra, UBT ofron programe Bachelor bashkëkohore të cilat janë në përputhje me deklaratën e Bolonjës, staf akademik të kualifikuar dhe kompetent, orar fleksibil, infrastrukturë moderne dhe çmim të studimeve shumë të arsyeshëm. Të gjitha këto e bëjnë UBT-në një institucion të arsimit të lartë që promovon vlera të mirëfillta duke bërë që studentët e këtyre programeve të jenë të suksesshëm dhe lider në fushat e tyre përkatëse.