Opinione për Kolegjin UBT

Kualiteti dhe dituria e studentëve të Kolegjit UBT janë në rritje. Në nivelin e të diplomuarëve gati se të gjithë studentët janë duke punuar. Ata janë fokusuar më shumë në të mësuar sesa në pranimin e një diplome” thotë profesori Mohamed Bazaz, për gazetën “UBT News”.

 

“Jo pse jam tanimë unë pjesë e Kolegjit UBT, por metë vërtet ky institucion i lartë arsimor është i rangut të lartë dhe sigurisht në pozitë të mirë me standardet ndërkombëtare”, tha Prof. Schari Zafarpour,  për gazetën UBT News.

 

On my first, and subsequent visits to Kosova and UBT College, two things impressed me. First, at the political and bureaucratic levels, the outstanding team that had been put together by your very able minister to guide the development of education in Kosova. Second, at the institutional level, the knowledge, understanding and realistic ambitions of the President of UBT College. Vicepresident of UBT College, Derek Shields,speaks for UBT News.

 

“Do të doja që të gjithë studentët e mi në Austri, të ishin aq të motivuar sikurse studentët në UBT. UBT është definitivisht shumë i orientuar në të ardhmen, duke iu përshtatur me përsosmëri kërkesave të një ekonomie dhe shoqërie që po rritet shpejt”,  Prof. Werner Retschitzegger, flet për UBT News.

 

“Presidentit i Kolegjit UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka bërë punë të mrekullueshme që ka  themeluar Kolegjin UBT,   dhe po implementon  standarde të larta në këtë institucion të lartë arsimor.  Niveli i studentëve nga Kolegji UBT,  që kane ardhur në “Rrotë” për punësim ose punë praktike ka qenë jashtëzakonisht i kënaqshëm. Padyshim mund të them që “Rrota” ia  ka pa hajrin punës së mirë e cila bëhet në Kolegjin UBT”,  tha lideri i kompanisë “Rrota”,  njëherit  edhe mësimdhënës në Kolegjin UBT, Prof. Astrit Hyseni, për gazetën “UBT News”.

 

“Kam pasur oferta të ligjëroj edhe në institucion të larta arsimore tjera private, por për shkak të namit tё këtij institucion të lartë arsimor jam përcaktuar vetëm për UBT-në. UBT në krahasim me institucionet e tjera  arsimore është institucion i profilizuar dhe udhëheqës në Teknologjinë Informative”, thotë Fatos Maxhuni, ligjërues në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT.

 

Mundësitë që i ofron UBT-ja gjatë periudhës së studimeve, e sidomos kontaktet në trekëndëshin student-mësimdhënës-staf menaxherial, janë në nivel të lartë, gjë që u mungon Universiteteve publik - thotë Prof. Dr. Azir Jusufi,  për gazetën “UBT News”.

 

“UBT can make a contribution to the tertiary education sector in Kosova”- Eleanor Pritchard.

 

Të anketuarit tanë thonë se UBT ofron kushte dhe mësim cilësore, ofron praktikën mësimore nëpër institucione brenda dhe jashtë vendit, ka një numat të madh të marrëveshje ndërinstitucional në botë  për shkëmbimin e stafit dhe të studentëve, shumica e të diplomuarve në UBT sot janë të punësuar nëpër kompani më të mëdha në vend dhe jashtë vendit, dhe në institucione shtetërore. Këto ishin arsyet dhe qëllimte e të anketuarve tanë si dhe pse kanë vendosë të studiojnë në UBT.

 

“Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja,  që është përfituese e  një projekti “ERASMUS MUNDUS”,  sepse ta përfitosh një projekt të tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë,  e përgëzoj UBT-në  për punën e bërë në vazhdimësi”. tha Prof. Dr. Ramë Buja,  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

 

“Sistemi edukativ austriak është në buzë të kolapsit, për shumë arsye, si për koston e lartë ndaj shtetit, jo-fleksibiliteti i mjaftueshëm të reagojë në ndyshimet e mëdha brenda shoqërisë. Prandaj, ne kemi filluar të prezantojmë UBT-në si model për ndyshimet e ardhshme në sistemin e lartë edukativ“, thotë profesoresha në Departamentin e Arkitekturës, Caroline Jeager Klein.

 

“Mekatronika mësohet edhe në Kosovë”, “U hap laboratori i parë i Mekatronikës”,“Presidenti i UBT-së, E. Hajrizi solli Mekatronikën në Kosovë”, “Laboratori i Mekatronikës në UBT, i pari dhe i vetmi në Evropën Juglindore”. etj. Këta ishin titujt e mediave kosovare dhe atyre ndërkombëtarë pas hapjes së Laboratorit të Mekatronikës në UBT.

 

“Është ndryshe të ligjëroni në UBT, në krahasim me universitetin tim amë apo në shkolla të tjera në Bashkimin Europian sepse këtu dëshira dhe motivimi për të mësuar e arritur sukses janë shumë të forta. Kosova është vendi më i varfër në Europë, por kosovarët e rinj do të ndihmojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike të vendit”,  Prof. Robert Pichler flet për UBT News.

 

“Në krahasim me institucionet tjera të arsimit të lartë, UBT ofronte mundësinë marrjes së njohurive nga një personel akademik ndërkombëtar, ofronte planprograme akademike të akredituara dhe të përpiluara në bashkëpunim me partnerët e shumtë ndërkombëtar dhe vendorë, ofronte vizita me karakter studimor në universitetet dhe institucionet partnere, ofronte diploma ndërkombëtarisht të njohura, ofronte një ambient shoqëror për zhvillimin e mësimnxënies si dhe infrastrukturë bashkëkohore”, thekson Ermal Lubishtani, i cili pas diplomimit në UBT ka përfunduar  studimet e nivelit Master në Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar dhe tash është i punësuar në UBT si mësimdhënës në Depertamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi  në lëndët Makroekonomi dhe  Mikroekonomi.

 

"Në kolegjet private pikërshtinë në UBT ekziston një frymë e re studimi, sistemi është pro-perëndimor dhe synon të jetë aplikativ. Kolegj UBT në Kosovë, ka energjinë e vet punuese e drejton kah studenti me tendencën që ta përshtatë atë për tregun e vogël kosovar dhe tregun e madh evropian. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është drejtim me perspektiva multidimensionale, fakultet ndër më të fortit në Kosovë që e ofron UBT”, thotë Agron R. Berisha, student në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT.

 

“UBT është një entitet unik në ambientin e shkollimit të lartë në Kosovë dhe rajon, jo vetëm për cilësinë e profesorëve, por edhe për aplikimin e kurikulave unike dhe interdisiplinare. Në anën tjetër, profesorët e kalibrit të z.Kopacek, z. Bazaz apo z. Bargava i japin një argument të fortë asaj që e ceka më lart. Kjo edhe është një ndër arsyet më të forta pse ia vlen të studiosh në UBT”, thotë Arton Celina, menaxher
regjional në TEB Bankë

 

“Arkitektura në Kosovë duhet ta zhvillojë identitetin e vet dhe në anën tjetër duke qenë në kontakt me zhvillimet ndërkombëtare. Shpresoj që Fakulteti i Arkitekturës në UBT mund të bëhet një qendër për lidhjet e nevojshme ndërkombëtare”,  Prof. dr. Thomas Hrabal flet për UBT News.

 

Mimoza Dugolli: Jam me  fat që më është dhënë rasti për të dëgjuar ligjërata nga profesorë me renome botërore në vendin tim,  pikërisht në UBT.  Me përfundimin e studimeve pos-dilomike në UBT,  kam kaluar në pozitën Menaxhere e Departamentit të Përkrahjes Afariste, pra “Business Support Manager”, në Divizionin e Furnizimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, KEK.

 

“UBT, që sipas ekspertëve të jashtëm për akreditim hynë në radhën e institucioneve të larta arsimore private më të suksesshme në Kosovë. Planet e programet, si dhe stafi akademik i UBT-së e ngritë këtë institucion të lartë arsimor në radhën e institucioneve Evropiane. Andaj, duke u bazuar në atë që u tha më sipër, del konstatimi se UBT-ja paraqet shtyllë shumë të fuqishme për përgatitjen e kuadrove nga profile i ekonomistit, juristit, shkencave teknologjike, arteve e profileve të tjera dhe në këtë mënyrë sfidon institucionet e tjera private dhe Universitetin publik. Në kontekst të kësaj mund të themi se, sfida kryesore e UBT-së ndaj institucioneve të tjera private, si dhe ndaj Universitetit publik të Prishtinës qëndron në cilësinë dhe organizimin e procesit mësimor. Për mirëvajtjen e procesit mësimor, në UBT janë të angazhuar pedagogët më të respektuar, e më të dalluar me kredibilitet, autoritet e përvojë shumë vjeçare pedagogjike që nxorën gjenerata e gjenerata në Universitetin e Prishtinës dhe në universitetet jashtë Kosovës, të cilët me eksperiencën e tyre pedagogjike dhe nivelin shkencorprofesional, po bëjnë që nga ky institucion i lartë arsimor të dalin kuadro me cilësi të larta profesionale dhe shkencore. Procesi mësimor mbahet në kushte dhe ambient të mirë me disiplinë të jashtëzakonshme dhe me interesim të madh të studentëve. Grupet e studentëve janë të vogla, që reflektohet në cilësinë e ligjëratave, në të cilat pos aspektit teorik kujdes I madh i kushtohet anës praktike. Kjo ka ndikuar që studentët që I kanë kryer Fakultetet përkatëse në këtë institucion të lartë arsimor, të kenë punësim më të madhe se studentët e cilitdo institucion tjetër privat, bile edhe atij publik. Pos procesit mësimor, në UBT është mjaft e zhvilluar edhe veprimtaria kërkimore-shkencore dhe botuese. Në kuadër të UBTsë vepron Instituti për Studime Ekonomike, i cili merret me organizimin e Debateve, Tryezave, Konferencave, si dhe analizave nga fusha ekonomike.
Veprimtaria botuese po ashtu është mjaft e bujshme. UBT-ja boton tekste institucionale të pedagogëve të saj, të cilat janë hartuar sipas planit dhe programit të këtij institucion të lartë arsimor. Madje, në kuadër të këtij Instituti së shpejti do të shoh dritën revista shkencore “Ekonomia-Economics”, e cila nuk ka karakter të mbyllur (intern), por të hapur, që do të thotë se këtu mund të botojnë punimet e tyre, jo vetëm stafi akademik i kolegjit tonë, por edhe të gjitha punëtorët shkencor në Kosovë e jashtë saj. Andaj, përfitojmë nga rasti që nëpërmjet gazetës së Institucion të lartë arsimor tonë të ftojmë të gjithë pedagogët dhe punëtorët shkencorë në Kosovë dhe jashtë saj të bashkëpunojnë me revistën tonë. Andaj, duke u bazuar në atë që u tha më sipër, mund të themi se UBT-ja parqet një vatër akademike të lartë dhe të arsimit superior në Kosovë, me perspective shumë të madhe, pasi që të gjitha hallkat në procesin mësimor janë sipas standardeve evropiane, duke përfshirë këtu edhe veprimtarinë botuese dhe kërkimore shkencore e profesionale. E gjithë kjo është bërë e mundur nga qëllimet e pronarit (themeluesit) të këtij Institucion të lartë arsimor Prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili është pedagog në këtë Institucion të lartë arsimor dhe ligjëron në Universitetin e Vjenës, ku caku kryesor nuk ishte fitimi, por e avancoi kapitalin e tij për të dhënë kontributin e vet në arsimin superior ku do të shkollohet rinia jonë” ,  Prof. Dr. Musa Limani,  mësimdhënësi dhe dekan i fakultetit Menaxhment Biznes dhe Ekonomi në UBT, dhe Drejtor për studime ekonomike në UBT.

 

“E ardhmja e UBT është e sigurt dhe e pakontestuar në aspektin e vlerave shkencore, të ngritjes së kuadrove dhe të zhvillimit të arsimit të lartë në nivel të vendit tonë”,  Prof. Dr.  Eqrem Zenelaj

 

“Vizita grupore në Austri është një ndër përjetimet më të mira jetësore. Përpos faktit që ishim një grup shumë i mirë, në këtë udhëtim na u dhanë mundësi të shumta që për së afërmi t’i vëzhgojmë disa procese dhe ambiente të cilat ne si gjeneratë e re do të duhej t’i sjellim këtu. Besoj që ky udhëtim kë shërbyer mjaft jo vetëm për ne, por edhe vendit tonë, sepse shumë afaristë nga grupi e di që kanë sjellë me vete përvojat dhe shembujt e mirë të marrë nga atje”, thotë Urani Begu ku studimet pasdiplomike ka përfunduar në UBT dhe është i punësuar si menaxher  në Post Telekomin e Kosovës (PTK)

 

Jemi të nderuar që mund të pranojmë këtë titull të respektuar. Si gjeneratë, mund të themi se jeta na ka sjellë një mundësi të veçantë: UBT, Universiteti i Teknologjisë në Vjenë dhe Universiteti Okland nga SHBA, me një program të përbashkët, që paraqet një bazë të fortë ku mund t’i mbështesim aftësitë, idetë dhe që në të njëjtën kohë na mundëson zhvillimin e mëtejshëm të këtyre aftësive, që t’i shërbejmë vendit tonë në këtë periudhë kruciale.Duke i përkujtuar gjeneratat e mëhershme që kanë qenë në pozitën që ne jemi tani dhe duke e analizuar pozitën e tanishme të tyre, ne e kemi kuptuar se ata posedojnë diçka që ju mundëson atyre të duken ndryshe nga të tjerët: e ajo është performansa e tyre menaxhuese, të cilën e kanë përfituar këtu. Kjo ishte bazë shumë e fortë për të mbështetur vendimin tonë që të jemi pjesë e këtij programi.Si student dhe pjesëtar i gjeneratës së pestë, jam i nderuar që marr këtë titull dhe si student mund të them që fuqimisht besoj që mund t’i bëjmë gjërat më mirë.Sot është dita kur ne hyjmë në botën reale, ku do të ballafaqohemi me konkurrencë të vërtetë dhe me sfida të mëdha.E di që disa nga ju jeni të brengosur dhe ndoshta të pasigurt se çka do të na sjellë e  ardhmja. Por, më lejoni t’ju them se në krahasim me të tjerët ne jemi shumë më të përgatitur dhe të gatshëm të përballemi dhe t’i menaxhojmë të gjitha pasiguritë para nesh.Edukimi është diçka që ju e kompletoni. Jeta është diçka që ju e përjetoni. Prandaj, ne më nuk brengosemi për vlerësimet apo suksesin  në shkollim. Suksesi mund të definohet në shumë mënyra. E jona është ta gjejmë atë. Profesorët më nuk do të na vlerësojnë, por ne do të vlerësohemi nga suksesi ynë, dhe duke u bazuar në programin që e kemi ndjekur, nuk do të paraqesë ndonjë problem për neve që të jemi më të mirët.Duke e thënë këtë, më lejoni që në emër të gjeneratës së pestë, të falënderoj UBT-në dhe profesor Edmond Hajrizin, Universitetin Teknik të Vjenës dhe profesor Piter Kopacekun për këtë program të mrekullueshëm, që na mundësuan të eksplorojmë eksperiencat ndërkombëtare përmes ligjëratave të përcjella nga profesorët shumë të njohur dhe me eksperiencë dhe sidomos vizita në Austri në kompanitë e suksesshme austriake që operojnë ndërkombëtarisht...Ky program duhet të vlerësohet në nivelin më të lartë.   (Lulzim Beqiri diplomoi në gjeneratën e Pestë në Programin Ekzekutiv të Edukimit MBA dhe MSC, në Menaxhimin Inxhinierik Internacional. Kjo është fjala që ai mbajti në ceremoninë e diplomimit, në emër të kolegëve të tij.)  Lulzim Beqiri

 

Arsyeja kryesore që më shtyri për të studiuar në UBT, ishte ajo se UBT ishte ndryshe nga Universiteti i Prishtinës, në sensin që ofronte përvojë ndërkombëtare. Në UBT ligjeronin profesorë ndërkombëtarë, dhe se po të njëjtit profesorë ishin profesorë edhe në vendin e tyre. Pra me këtë deshta të vë në pah se këto nuk ishin pseudo-profesorë dhe se të njëtit nuk e mbanin titullin e profesorit vetëm në Kosovë, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Qëllimi im ishte që të studioja shkencat kompjuterike, atëherë fakti i sipërpërmendur e bënte edhe mëtërheqëse UBT-në, sepse drejtim të mirëfillt të shkencave kompjuterike në Universitet të Prishtinës nuk kishte, me gjithë respketin për këtë institucion të lartë të arsimit në Kosovë. Dëshiroja dhe kisha pikësynim që të isha në rrjedha me zhvillemet e fundit në teknologjinë informative, si dhe pasi të mbaroja studimet të isha i aftë për të punuar në këtë industri si dhe të isha anëtar produktiv i kësaj industrie.
Vlen të theksohet që interesim më zgjoi edhe fakti se në UBT do i mbaja ligjëratat në gjuhën angleze, pra në këtë mënyrë nuk ishte edhe vështirë të gjindej material adekuat për të studiuar për lendët e caktuara, gjë që qysh në start më krijonte përparësi karshi kolegëve të mi që aso kohe studionin në UP, pra në të njejtin drejtim e kam fjalën. UBT ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme të karierës sime, pra ka qenë pasqyrë dhe urë ndërlidhjeje për vazhdim të mëtutjeshëm në lëminë time, gjë që mendoj pa të cilën nuk do të isha i aftë që ti vazhdoja studimet master këtu, pra në Gjermani. Vlen të theksohet që UBT aplikon kurikulën e TUM (Technische Universität München) për shkenca kompjuterike, gjë që më ka ndihmuar mjaftë shumë në vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme këtu në Gjermani.

 

I këshilloj të gjithë ata studentë të cilët mendojnë të studijojnë në UBT, që ti qasen me seriozitetin më të madh këtij qëllimi dhe se njëherazi ta konsiderojnë studimin si një obligim ku kërkohet punë, dhe të mos krijojnë përshtypje të gabuar duke menduar se të studiuarit në UBT si institucion privat nuk punohet. I këshilloj gjithashtu që kohën në UBT ta shfrytëzojnë në maskimum, sepse gjatë leksioneve të tyre do të kenë mundësi të takojnë profesorë nga vende të ndryshme të botës të cilët bartin njohuri shumë të rëndësishme dhe "up to date" e që do t’iu nevojitet më vonë në karrierën e tyre.  Fisnik Kastrati, RWTH Aachen

 

“Si rezultat i njohurive ta fituara nga programet e UBT kam vazhduar me sukses ta jem pjesa e proceseve zhvillimore ta shoqërisë së Kosovës dhe kam qenë aktiv në shumë projekte ndërkombëtare dhe qeveritare këtu brenda në Kosovë dhe jashtë saj, duke shërbyer si ekspert i profilit të lartë dhe duke ofruar njohuritë dhe eksperiencat më të mira për mbarëvajtjen dhe zbatimin e projekteve dhe planifikimeve të ndryshme strategjike” thotë Valon Murtezaj,  studimet posdiplomike ka përfunduar ne UBT.

 

Bujar Kuçi: Kosova ka nevojë për institucione si UBT

 

Faton Çitaku: I qëndrojmë afër UBT-së, ashtu sikur që UBT ka qenë pranë nesh gjatë studimeve

 

 

Lajme